Erdogan akuza BE: Më shumë kujdeset për kafshët dhe LGBT sesa për sirianët

“Bashkimi Europian më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për sirianët”, ka qënë ky sulmi i radhës i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha gjithashtu se bllokut me 28 antarë duhet t’i vijë turp që nuk i gjendet pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë zyrtare kanë qënë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave. Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.

Presidenti i Turqisë ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Bashkimit Europian duke deklaruar se blloku me 28-anëtarë kujdeset më shumë për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që ndodhen në luftë. Deklarata e tij pritet që t’i tensionojë edhe më shumë marëdhëniet mes palëve. Gjatë deklaratës së tij, Presidenti turk tha gjithashtu se perëndimi ka ende mendime për pro skllavërisë dhe kolonializmit.

‘Bashkimit Europian duhet t’i vijë turp që nuk tregohet i gatshëm për t’iu gjendur pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Ata po tregojnë më shumë kudjes për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që tentojnë të largohen nga lufta’, ishin fjalët e Erdogan, transmeton OraNews.

Bashkimi Europian dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh mes tyre të cilat lidhen kryesisht me procesin e liberalizimit të vizave. Blloku me 28 anëtarë ka vendosur një sërë kushtesh që kjo gjë të ndodhë, mes të cilave respektimin e lirisë së medias si dhe ndryshimin e ligjeve për terrorizmin, udhëzime të cilat Ankaraja zyrtare ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i ndjekë. Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur më herët mes palëve që ka të bëjë me menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button