fbpx

Gostivar, u promovuan oazat dekorative të stilit amerikan te Parku i Madh i qytetit

Me një ceremoni solemne në Parkun e madh të qytetit të Gostivarit u promovuan oazat dekorative të realizuara si donacion nga Kompania “Chicago Stone LLC”, e cila pas shumë vitesh veprimtarie në Çikago të Amerikës, veprimtarinë e vete e ka shtrirë edhe në Maqedoni.

Kryetari Nevzat Bejta, me këtë  falënderoi pronarin e kompanisë “Chicago Stone LLC”, Jetmir Iseni, i cili me biznesit e tij sjell ide dhe prodhime të stilin amerikan edhe në vendlindje.

Pronari i kompanisë “Chicago Stone LLC”, Jetmir Iseni i cili prej vitesh vepron me të njëjtin biznes në Çikago të Amerikës, falënderoi kryetari Bejta që në një mjedis publik mundësoi ekspozimin e punimeve të kompanisë së tij, me qëllim që të bëhet diçka sa më bukur për qytetin dhe qytetarët e Komunës së Gostivarit.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parkingje dhe Gjelbërim, Memetali Emro njoftoi se në bashkëpunim me NP “Parkingje dhe Gjelbërim”, dhe NP “Komunalec”, Komuna e Gostivarit tashmë vijon me realizimin e aksionit për rregullimin e sipërfaqes së parkut të madhe të qytetit.

Me këtë rast, përveç nivelizimit të sipërfaqes me truall plotësues, do të vendoset sistemi i vaditjes, do të bëhen gjelbërimi i hapësirës, dhe do të vendosen qarkore me brendi të dekoruara me lule. Vlera e investimit është 1.5 milion denarë. Duhet theksuar që investimi vjen pas plotë 40 vitesh që nga krijimi i parkut të madh të qytetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close