Osmani: Nuk ka kushte për zgjedhjet e 5 qershorit

“Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të mbyllur krizën, por vetëm zgjedhjet që do të jenë gjithëpërfshirëse, kredibile dhe të pranueshme nga komuniteti ndërkombëtar”, kështu ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp në lidhje me krizën politike në vend dhe çështjen e anulimit të zgjedhjeve të 5 qershorit, njofton Portalb.

“Vendimi i BDI-së për zgjedhje nuk do të bazohet në kalkulimet partiake të partive politike, por vetëm në vlerësimin e dy faktorëve relevante, gjegjësisht realizuesit të zgjedhjeve Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe  monitoruesit, gjegjësisht komitetit ndërkombëtar. Monitoruesi ka dhënë vlerësimin e vet për kredibilitetin e zgjedhjeve të 5 qershorit, ndërkaq vlerësimi i KSHZ-së i rrumbullakoi argumentet se nuk ka kushte për zgjedhje kredibile më 5 qershor”, shtoi Osmani, transmeton Portalb.

Ai theksoi se vlerësimi i KSHZ-së, i jep edhe një argument shtesë iniciativës së BDI-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Parlamentit.

Sipas Osmanit, komuniteti ndërkombëtar është i sinqertë në tentimet për të gjetur një zgjidhje dhe BDI e ndanë të njëjtin mendim me ta se vetëm me një zgjidhje konsensuale dhe të pranueshme nga të gjitha palët do të ishte zgjidhje e duhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button