Kosovë, Parlamenti kërkon mbylljen e lojrave të fatit dhe bastoreve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Lojërat e Fatit, Naser Osmani ka treguar se kanë rekomanduar mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Kosovë, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

“Njëra prej rekomandimeve është që me u ndryshu Ligji. Sot ka buruar kërkesa që bastoret dhe aparatet e lojerave te fatit me i ndalu me ligj në Kosovë”, tha Osmani, transmeton Express.

“Kjo do të thotë se duhet shpejt me fillu procesi i ndryshimit të ligjit dhe bastoret dhe automatët më dalë prej ligjit dhe në Kosovë do të veprojë vetëm Lotaria e Kosovës si institucion publik”, ka thënë ai.

“Për momentin nuk ka kazino në Kosovë për shkak se licenca për te është 2 milionë euro”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK’së ka thënë se nuk beson që asnjë prej grupeve parlamentare të jetë kundër largimit të lojërave të fatit në Kosovë.

Para disa kohësh, edhe disa vende të BE’së, kanë marrë vendim për mbylljen e lojërave të fatit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button