Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi Universitetin Epoka në Tiranë

Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, vizitoi Universitetin Epoka në Tiranë të Republikës së Shqipërisë, ku zhvilloi një takim me Güngör Turan, rektor i Universitetit të Epoka si dhe me administratorin e përgjithshëm të kompanisë Turgut Ozal Education.

“Kryetar Nevzat Bejta vlerësoi Universitetin Epoka si një institucion me cilësi të lartë që promovon vlera të forta akademike dhe njerëzore si dhe shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve dypalëshe. Gjatë takimit të zhvilluar me këtë rast, Turan informoi Bejtën në lidhje me situatën e  përgjithshme të aktiviteteve akademike dhe kërkimore të zhvilluara nga Universiteti Epoka si dhe rreth planeve të zhvillimit institucional”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button