Sot mbahet festivali i luleve në Shkup

Me moton ”1000 lule për Shkupin”, sot në parkun e qytetit të Shkupit, ka filluar festivali i tretë i luleve, që organizohet nga qyteti i Shkupit dhe NP ”Parqet dhe gjelbërimi”.

Vizitorët e festivalit të luleve dotë kenë mundësi të blejnë lule dhe aranzhime lulesh, të marrin këshilla dhe ide që lidhen me rregullimin dhe mirëmbajtjen e luleve dhe gjelbërimit, të shoqërohen dhe të argëtohen.

Festifali është hapur me një parakalim lulesh, ku do të marrin pjesë rreth 450 fëmijë nga çerdhet dhe shkollat fillore, si edhe çiklistë nga disa shoqata çiklistësh.

Festivali do të jetë i hapur sot deri në ora 20, ndërkaq nesër do të jetë hapur nga ora 10 deri në ora 18.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button