50 për qind e teksteve mungojnë në shkollat profesionale

Nxënësit e shkollave të mesme profesionale edhe këtë vit përballen me një mungesë të madhe të librave në lëndët profesionale të rëndësishme për këto drejtime.

Përgjegjësi i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, Bedri Gjureci bën të ditur se paralelet e mjekësisë në këtë gjimnaz ballafaqohen me mungesën e librave në gjysmat e lëndëve.

“Edhe këtë vit problemet e njëjta, mungesa e librave për paralelet e mjekësisë vazhdon të jetë e dukshme me ç’rast mungojnë materiale për gjysmën e lëndëve, gjegjësisht mungojnë ato profesionale”, tha Gjureci.

Ai theksoi se edhe ato libra që tani më i posedojnë nxënësit janë me gabime.

“Përveç mungesës së librave, ne kemi po ashtu problem me gabimet gjuhësore dhe profesionale që janë prezent në librat që tani më janë shpërndarë”, shtoi Gjureci.

Po ashtu edhe nga shkolla e mesme e bujqësisë “Mosha Pijade” në Tetovë, thonë se numri i librave që mungojnë është madje mbi 50 për qind.

“Ne si shkollë profesionale kemi pasur gjithmonë probleme me tekstet shkollore. Edhe këtë vit nuk ka ndryshme vazhdon situate e njëjtë, kemi mungesë të ndoshta më shumë se 50 për qind të librave shkollor”, tha Tomisllav Timosieski, zëvendës drejtor.

Ndërkaq zëvendës ministri i arsimit, Safet Neziri kohë me parë për Portalb deklaroi se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet për marrjen e librave nga Britania e Madhe është në fazën e finalizimit dhe që deri vitin e ardhshëm këto libra të jenë gati dhe ne vitin e ri shkollor të futen në përdorim dhe me këtë rast do të zgjidhet problemi i librave të cilat përmbanin gabime dhe atyre që mungojnë.

Sipas tij ky projekt do të ndahet në disa faza dhe do të startojë me librat e shkollave fillore, si fazë e parë e këtij projekti dhe më pas do të fillojnë të përkthehen edhe librat që do të sigurohen për shkollat e mesme.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button