“Europa është shumë e vogël për talentët tanë të mëdhenj”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’i uruar të gjithë për pranimin e Kosovës në FIFA.

Ai ka thënë se Europa është shumë e vogël për talentët e mëdhenjt që ka Kosova, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në anëtarësimin e vendit në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, njofton Klan Kosova.

Europa është shumë e vogël për talentët tanë të mëdhenj.

Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës.

Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA.

Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar! HTH

Europe is too small for our great talents.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button