Kadri Veseli: Bota do të shijojë futbollin e talenteve të Kosovës

Pas pranimit të Kosovës në FIFA, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se bota do të shijojë futbollin e talenteve të Kosovës.

“Kosova sapo arriti një fitore të re të madhe në fushën e sportit, duke u anëtarësuar në FIFA. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në konsolidimin e mëtutjeshëm të imazhit dhe pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shumë shpejtë, mbarë bota, do ta shijoj futbollin e talentëve të panumërta të rinisë sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button