Veseli: Shembulli i Tahir Mehës u ndoq edhe nga heronj të tjerë

Sot, në 35-vjetorin e rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u mbajt Akademi Përkujtimore, njofton kumsa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli vlerësoi figurën e këtij atdhetari dhe heroi të Kosovës, i cili, para 35 vjetësh më parë, në kullën e tij, në Prekazin heroik, së bashku me babanë, Nebihun, 13 majin – festën e njësive policore jugosllave, e ktheu në mort të tyre.

Atë ditë, nga hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, shtoi kryetari Veseli, njësitë speciale policore ishin nisur drejt Prekazit, të ekzaltuara nga festa e tyre dhe të dehura nga urrejtja për shqiptarët. Në një betejë tërëditore, forcat shtypëse nuk kishin arritur ta arrestonin as vritnin Tahir Mehën, përderisa nuk e shembën me tank kullën e tij.

“Tahir e Nebih Meha ranë heroikisht, ashtu siç i kishin mësuar të parët e tyre, të vdesësh me nder për nderin e vendit tënd. Në fundin e asaj dite, regjimi represiv jugosllav do të dridhej nga themelet e tij”, theksoi kryetari Veseli.

Lufta e Tahir Mehës, shtoi kryetari Veseli, pasoi pranverën e përgjakshme të studentëve dhe popullit të Kosovës, e cila e kishte dhënë mesazhin e saj të madh: shqiptarët e Kosovës nuk mund të mashtroheshin me të drejta gjysmake politike dhe masa gjysmake ekonomike, që u ofronte federata jugosllave.

Lëvizja jonë kombëtare për lirinë e Kosovës, tha në vazhdim të fjalës së tij kreu i Kuvendit, doli shumë më e pjekur dhe më e fuqishme nga ngjarjet e vitit 1981, e cila u kthye në vetëdije politike të popullit tonë.

“Në shembullin e Tahir Mehës, ranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Dhe përsëri në Prekaz, më 5 mars 1998, në shembullin e Tahir Mehës, u zhvillua Epopeja e UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, theksoi kryetari Veseli.

Veseli shtoi se është detyrë e jona që lirinë e sotme, ta zhvillojmë më tutje, duke e kthyer në lirinë e kuptuar si zhvillim ekonomik, si mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë, duke i dhënë vendit një të ardhme krenare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button