Platini pro “Golit të Artë”

Në pjesën e tretë të intervistës dhënë për gazetën e përditshme “AS”, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, prek disa nga temat dhe problemet aktuale të futbllit europian. Një prej tyre është edhe projekti i hershëm për një ligë Europiane që do të luhet çdo fundjavë.

“Një projekt të tillë nuk e shikoj të realizueshëm brenda një afati kohor të shkurtër. Nuk është e lehtë të përzgjedhësh dy skuadrat më të mira të çdo vendi. Çfarë do të ndodhte me klubet e tjera? Kampionatet kombëtare do të vdisnin dhe këtë nuk e duan federatat respektive. Kjo është një çështje e komplikuar dhe e pamundur për momentin”.

Por nëse ky projekt mbetet në sirtarin e UEFA-s, Platini mban derën të hapur për porozimin që fituesja e Kupës të kualifikhet direkt në Champions League.

“Kjo është një ide më konkrete dhe më e realizueshme. Gjithsesi, një gjë e tillë mund të realizohet kur pjesa më e madhe e federatave europiane të jenë pro sepse ky kompeticion ka peshë të ndryshme në vende të ndryshme. Diku nuk ka fare rëndësi, ndërsa në Spanjë psh. mbetet një trofe me peshë”.

Duke mbetur te Champions League, Platini flet edhe për rëndësinë e këtij kompeticioni në botë.

“Nuk ka asnjë dyshim që ky është kompeticioni më i rëndësishëm në botë për klubet, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Gjithsesi nuk është një eveniment perfekt sepse i ndryshuam rregullat 5 vjet më parë për ta përmirësuar dhe tani jemi në një pikë ku të gjithë janë dakort”.

Finalet që caktohen nga pika e bardhë e 11 metërshit janë një prej pikave më të diskutuara në futbollin modern dhe këtë Platini e di shumë mirë, prandaj ai mbetet besnik i rregullit të golit të artë.

“Mendoj se goli i artë ishte një vendim i drejtë por nuk arriti të mbijetonte. 12 vite më parë, të gjitha federatat votuan pro aplikimit të këtij rregulli por që për fat të keq nuk pati sukses”./Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button