fbpx

Erdogan reagon për konfliktin në Çukurca, mesazh ngushëllimi për ushtarët e vdekur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se: “Asnjë konflikt, asnjë kurth nuk do të na ndalë që të mbrojmë unitetin, bashkimin, integritetin territorial të Turqisë. Për sa kohë që ky komb do të qëndrojë pas forcave tona guximtare dhe sakrifikuese, Turqia do të shpëtojë nga të gjitha organizatat e përgjakura dhe aleancat e pista”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra e Shtypit e Presidencës së Turqisë, njoftohet se Presidenti Erdoğan ka shprehur mëshirën e Allahut për ushtarët dëshmorë që ranë në konfliktet me anëtarët e organizatës terroriste separatiste në rajonin Çukurca të qytetit Hakkari. Gjithashtu ai ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e tyre si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan ka vënë në dukje se forcat e sigurisë me të gjitha njësitë, ushtrinë, policinë dhe ruajtësit e fshatrave do të vazhdojnë me vendosmëri luftën të cilën e kryejnë në mënyrë shumë të koordinuar dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit.

Duke tërhequr vëmendjen se në luftën kundër terrorizmit i cili ka qëllim prishjen e paqes së vendit, populli është në krah të të gjitha njësive të qeverisë Erdoğan u shpreh: “Në këtë pikë për durimin, lutjet, largpamësinë, kujdesin dhe mbështetjen e treguar kryesisht nga vëllezërit tonë në rajon ne i jemi mirënjohës popullit tonë të dashur. Shpreh mëshirën e Allahut për ushtarët dëshmorë që ranë në konfliktet kundër anëtarëve të organizatës terroriste sepratiste në rajonin Çukurca të qytetit Hakkari, dhe ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e tyre si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close