Nikollovski me dokumente të reja për “ndihmën japoneze”

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot prezantoi dokumente të reja për rastin “ndihmë japoneze” dhe për marrëveshjen me Faktor Konsalting.

Siç deklaroi, në Informacionin për mekanizimin bujqësor nga Programi për rritje të prodhimit të ushqimit në vend të dorëzuar në vitin 2011, përfundimisht me janarin e viti 2010 apo dy muaj para se të lidhet marrëveshja me Faktor Konsalting, është konstatuar pagesë e 272,155.160 denarë nga Fondi Kompensues, njofton MIA.

Sipas Nikollovskit, e paqartë është si nga llogaria e Ministrisë që është dedikuar për marrjen e ndihmës së huaj për zhvillim të bujqësisë dikush ka tërhequr qindra mijëra euro pa mbulim, që është konstatuar nga ana e Komisionit të Ministrisë dhe në xhepat e të cilëve kanë përfunduar këto para.

Këtë, shtoi, e ka konstatuar Komisioni për menaxhim me mjetet të ndara nga Qeveria e Japonisë, e formuar nga ministri aktual Mihail Cvetkov. Në raport tha zëvendësministri plotësues, është konstatuar se nga llogaria e Fondit Kompensues të firmës Faktor Konsalting janë paguar rreth 50.000 euro paushall mujor dhe borxh.

Nga kjo llgari janë tërhequr edhe 150.000 euro shtesë për të cilat Komisioni i Ministrisë ka konstatuar se nuk ka mbulim për të cilën me shkrim është informuar edhe ministri Cvetkov më 30 shtator të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button