Javën e ardhshme Hajndëll do të sjellë propozime dhe ideja për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

I dërguari special i Gjermanisë në Maqedoni, Johanes Hajndëll, javën tjetër përsëri do të vijë në Maqedoni, në takim me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos. Ai atëherë do të sjellë propozime dhe ide të reja për tejkalimin e krizës politike në vend, mëson Agjencia e Lajmeve “Meta”, transmeton Portalb.

Sipas informatave, dje dhe sot, Hajndëll në takimet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, i ka dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e tyre nga kriza politike, duke mos sugjeruar mënyrë të mundur.

Sot ai u takua me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, gjegjësisht me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev; liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq me liderin e VMRO-DPMNE-së ka realizuar takim dje.

Pritet që pasdite të realizojë takim edhe me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

LEXO MË SHUMË:

Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button