Julia Roberts thyen të gjitha rregullat e veshjes në Cannes (FOTO)

Julia Roberts pa këpucë. Në shfaqjen e saj të parë në tapetin e kuq të Kanës aktorja, protagoniste e filmit “Money Monster” bashkë me George Clooney, me regji të Jodie Foster, ka thyer etiketën që kërkon që zonjat të sfilojnë me taka 12 cm, duke iu bashkuar rebelimit të personazheve të famshëm ndaj kodit të ashpër të veshjes të bulevardit Croisette.

Sigurisht zgjedhja e saj nuk kaloi pa u vënë re, në dritën e gjithë debateve që prekën Fesitvalin vitin e kaluar kur një grup zonjash me balerina iu kërkua me mirësjellje të largoheshin nga Montee për veshjen e tyre të gjykuar të papërshtatshme me protokollin.

Kodi i ngurtë i veshjes së Festivalit parashkikon këpucë të larta dhe fustane elegante për gratë, por disa personazhe të famshme kanë nisur të rebelohen. Isabella Rossellini, presidente e jurisë së Un Certain Regard, u paraqit kështu vitin e kaluar. Në drejtim të revoltës  Emily Blunt, e quajti kërkesën “një absurditet”, duke kërkuar “Të gjitha mbi tapetin e kuq me këpucë të ulëta”. Julia Roberts e kaloi edhe këtë.

Galeri fotografike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button