Këto janë shqiptaret e famshme që me mbiemrat e rinj nuk njihen

Disa vajza të famshme edhe pas martesës, vazhdojnë të ruajnë në jetën publike, por edhe atë virtuale, mbiemrat e hershëm. Disa të tjera e lënë më lehtë famën e ngulitur në atë emër mbiemër, për të marrë mbiemrin e bashkëshortit, jo vetëm në dokumente, por edhe në profilet e tyre sociale, aq sa publiku shqiptar që i thërret ende me emërmbiemrin e hershëm, duhet të kalojë pak kohë për të kuptuar për kë bëhet fjalë e ndoshta të mos e kuptojë fare, nëse nuk sheh një foto të tyre, shkruan RevistaClass.

Ja kush do e kuptonte kur e sheh të tag-ur nga një mikeshë shqiptare, kush është Valbona Christopher?

Valbona Çoba

Valbona e bukur, nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj Todd Christopher ka një jetë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara tashmë. Edhe pse me rrënjë dhe shumë miq në Shqipëri, por edhe me një karrierë si modele e aktore me mbiemrin Çoba, jeta e thërret në anglisht.

Valbona gjate dasmes 
Me djalin e madh Aiden, ajo ka edhe dy binjake Elira dhe Brendon

Inida Kreuz

Kështu quhet tani Inida Gjata, ose Zhaku, siç e njohim më shumë sesa me emrin dhe mbiemrin e saj të parë. Sigurisht me të dytin e kemi shumë të vështirë të kuptojmë për kë bëhet fjalë, vajzën me një prezencë të spikatur në televizionin dhe muzikën shqiptare për disa vite. Tani ajo jeton në Gjermani dhe është martuar me Christian Kreuz, gjithashtu muzikant dhe njihet në aktivitetet muzikore dhe artistike ku është e përfshirë atje si Inida Kreuz.

Anjeza Shahini Connolly

Anjeza Shahini ka zgjedhur të jetojë në Angli pas martesës për t’u larguar për një kohë të papërcaktuar nga Shqipëria dhe muzika. Në Facebook ajo vazhdon të mbajë mbiemrin e saj, por në Instagram ka shtuar edhe mbiemrin e ri të bashkëshortit anglez, Connolly që mund të ngelet gjithmonë krahas të parit, ose ndoshta në të ardhmen mund ta zhvendosë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button