Takim i Gruevskit me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Hajndëll

Kryetari i VMRO­-DPMNE-­së Nikolla Gruevski dje u takua me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Johanes Hajndëll, i cili qëndron në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale politike, krizën e krijuar, si dhe për qëllimet strategjike të shtetit, duke përfshirë edhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Lideri i VMRO­-DPMNE­-së siç kumtoi partia, theksoi se ata janë të përkushtuar drejt gjetjes së zgjidhjeve, të cilat do të thonin dalje e shpejtë nga kriza politike. Gruevski tha se nevojitet vullnet dhe përkushtim i të gjitha subjekteve, si dhe participimi i tyre aktiv dhe qasje e sinqertë.

Në pikëpamje të proceseve integruese, Gruevski tha se interes strategjik për shtetin është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se në mënyrë të vazhdueshme po ndërmrren masa dhe aktivitete lidhur me agjendën reformuese.

Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Ja çfarë thotë Zoran Zaev pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button