Shkarkohet zyrtarisht Shukri Xhelili pasi këmbeu postin e kryebashkiakut me favore seksuale

Qeveria “Rama” shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, pas një videoskandali të transmetuar të enjten mbrëma në Ora News, ku ai shihej duke kërkuar favore seksuale nga një 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Paralajmërimi për shkarkimin e tij ishte dhënë që mbrëmë nga kryeministri Rama, i ndodhur në Prishtinë, e që është bërë zyrtar këtë paradite, transmeton portali Tesheshi.com.

Rasti ka ngjashmëri më precedentin “Pango” të paradisaviteve, ku po ashtu, sapo viedoja e tij doli në ekran, kryeministri i atëhershëm Berisha e shkarkoi menjëherë nga posti i ministrit të Kulturës.

Tashmë, për Shukri Xhelilin, pritet të nise procedimi ligjor. E fundit që përflitet për të, është se e shoqja e ka divorcuar menjëherë pas transmetimit të videos.

Ndërkohë, në rrugë shoqërore mësohet se i ka qenë në prag divorci kërkuar nga e shoqja pak para se të shpallet kandidat për Bashkinë e Peshkopisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button