Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

“Takim shumë i rëndësishëm. Diskutuam për zgjedhjet, Marrëveshjen e Përzhinos, proceset euroatlantike”, kështu ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, raporton Portalb.

Ahmeti tha se në këtë takim, BDI i ka dhënë qëndrimet e veta për zgjidhjen e krizës.

“Ne i kemi dhënë qëndrimet e tona për zgjidhjen e krizës. Si të kthehet Kuvendi. Ia bëmë me dije se ne kemi marrë masa që Parlamenti të vendoset në funksion. Dhe, pasi të rikthehet Parlamenti hapen shumë çështje për zgjedhje. Kemi diskutuar ekspertë se si ta arrijmë rikthimin e Kuvendit. Do t’i kërkojmë të gjitha rrugët”, shtoi Ahmeti.

Përndryshe, edhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar sot me Hajndëllin, ai pas takimit tha se për asgjë konkrete nuk është marrë vesh dhe se takimi në fjalë ka qenë vetëm fillim I bisedimeve, shkruan Portalb.

Dje i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Pritet që Hajndëll sot të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button