Volejbollistët e Shkëndijës luajnë derbin kundër Strumicës

Xhiro e tetë e Ligës së parë te meshkujt dhe te femrat në volejboll do të zhvillohet nga e premtja e deri të dielën, ndërsa ekipet shqiptare do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e sukseseve.

Në Tetovë do të luhet derbi i xhiros ku Shkëndijës do të përballet me liderin e renditjes tabelore ekipin e Strumicës, kjo ndeshjes do të zhvillohet të premten në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë. 

Skuadra tjetër shqiptare, Liria e Zherovjanit të shtunën në sallën e shkollës Liria me fillim në ora 18:00, do të përballet me debutuesin në Ligën e Parë, ekipin e Probishtipit, ekip kjo që edhe është treguar befasia më me madhe në këtë pjesë të kampionatit. 

Në kategorinë femrave në xhiron e tetë takohen: Janta Volej – Shkëndija (e shtunë), Bamikori – Universiteti GD (e shtunë), Volej – Makedonija Maks (e shtunë) dhe Borec Brako – Rabotniçki (e shtunë). / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button