“Me lexim për t’u bërë lider” – projekt i USAID-it për lexueshmëri më të mirë te fëmijët

“A jeni një prind i cili rregullisht i tregon përrallë fëmijës para se të flejë? A jeni një arsimtar i cili provon t’i bëjë leximin dhe matematikën më interesante? Punoni në bibliotekë dhe mund të sugjeroni libra të mrekullueshme për fëmijë? Atëherë, Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ka nevojë për përvojat tuaja!”

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” shpallë thirrje të hapur për mbledhje të praktikave pozitive të ligjërimit që përmirësojnë shkrim-leximin themelor dhe numërimin tek nxënësit të ciklit të ulët. Konkursi është i hapur deri më 10 qershor dhe më shumë informata mund të gjeni në faqen e internetit të Fondacionit “Hap pas hapi”: www.stepbystep.org.mk.

Përveç arsimtarëve, edhe prindërit dhe anëtarët tjerë të familjeve janë të inkurajuar të kontribuojnë me përvojat e tyre. Shkrim-leximi fillestar është një pjesë shumë e rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, dhe suksesi arrihet vetëm nëse shkolla dhe familja janë në bashkëpunim të vazhdueshëm.

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” i zbatuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni ka për qëllim që të vlerësohen dhe të përsosen shkathtësitë e gjuhës dhe matematikës te nxënësit e ciklit të ulët dhe të ngritet vetëdija e gjithë komuniteti për rëndësinë e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Përmes këtij projekti, për herë të pare në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës për nxënësit e klasave të ulëta, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Projekti ofron aktivitete dhe qasje kreative dhe inovative, siç janë: Karvani i shkronjave dhe numrave, Biblioteka me rrota, biblioteka digjitale dhe resurse të përshtatshme për nxënës, arsimtarë dhe prindër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button