Ambasada amerikane: Të shtyhen zgjedhjet

Fakti që vetëm një parti e madhe politike ka dorëzuar lista të kandidatëve për zgjedhjet e 5 qershorit, e potencon dhe e forcon brengën se nuk janë të volitshme kushtet për realizimin e zgjedhjeve kredibile, thonë nga ambasada e SHBA-së në Shkup.

Nga aty theksojnë se mbeten akoma punë të pakryera në lidhje me reformat në media, frikësimit të votuesve, si dhe lista zgjedhore.

“Abolimi i presidentit më 12 prill vetëm e ka rritur ndjenjën e mosndëshkimit, posaqërisht kur bëhet fjalë për keqpërdorime zgjedhore. Derisa ka zgjedhje më 5 qershor, ata nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni apo ndërtimin e besimit në institucione, por vetëm do ta dëmtojnë integrimin euro-atlantik të vendit. SHBA-ja u bën thirrje partive politike që ta mbledhin përsëri Kuvendin dhe t’i anulojnë zgjedhjet, t’i anulojnë abolimet dhe përsëri të përkushtohen në zbatimin e reformave agresive të bazuara në Marrëveshjen e Përzhinos, prioritetet urgjente për reforma të BE-së, raportin e Pribesë dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Nga aty sigurojnë se në partneritet me BE-në, janë të përkushtuar të ndihmojmë në zgjidhjen e krizës, megjithatë zgjidhja kërkon demonstrim të qartë të vullnetit politik”, qëndron më tej në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button