fbpx

Si të dobësoni këmbët? 5 këshilla të thjeshta

Dëshira e çdo femre është të ketë këmbë pa dhjamë e celulit. Kremrat së bashku me sport të kombinuar me një dietë ushqimore, ndihmojnë.

Doni të dobësoni këmbët tuaja? Ja disa këshilla të thjeshta dhe të shpejta për të përmirësuar këmbët e trasha, duke i tonifikuar dhe definuar në vendet e duhura.

1. Fillimisht, mos harroni kurrë të aplikoni krem trupi, madje edhe disa herë në ditë, por e rëndësishme për të reduktuar masën dhjamore tek kofshët dhe pjesët e brendshme të kofshëve, është ndjekia e një diete të rreptë dhe shmangia e atyre ushqimeve që shkaktojnë mbajtje lëngjesh. Një dietë e ulët në sodium është më e përshtatshmja. Thojini lamturmirë gjithçkaje që është e staxhionuar dhe e kripur nëse doni të holloni këmbët.

2. Zëvendësojmë gjithçka me fruta dhe zarzavate dhe në këtë rast zgjedhim ato që kontrastojnë asimilimin e jodit dhe djathit të staxhionuar. Mos harroni pastaj, për dobësimin e këmbëve, uji eliminon ujin: pirja e dy litrave ujë në ditë është e nevojshme. Dieta anticelulit parashikon një listë ushqimesh si: peshku, frutat, perimet, pula e gjeli i detit, jogurt, lakra, bishtajore e çajra pa sheqer. Ushqimet që duhen hequr nga kuzhina janë: djathrat e staxhionuar, salsiçet, picat, gjalpi, margarina, ëmblsirat, të skuqurat, krakersat, alkooli dhe pijet e gazuara.

3. Sigurisht, të gjitha të shoqëruara me sport dhe ushtrime për bonifikimin e këmbëve.

4. Ushtroni sport në natyrë: vrap ose ecje duke llogaritur edhe nivelin e palestrës. Filloni me kros të lehtë, duke mos rritur ritmin, por kohën. Filloni me 30 minuta dhe vazhdoni derisa të arrini në 45 minuta kros.

5. Një disiplinë perfekte për çdo moshë, e cila shërben edhe për të eliminuar celulitin dhe për të tonifikuar këmbët, është Pilates. Është perfekte për të dobësuar këmbët, glutealet dhe krahët, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe rrit metabolizmin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close