Ja cili institucion u bë sonte i larmë nga protestuesit (FOTO/VIDEO)

Protestuesit sot nuk patën mundësi t’i afrohen ndërtesës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por revoltën e kanë shprehur nëpërmes njollosjes së portretit të tij, transmeton Portalb.

Në ditën e 23-të të protestës, organizuar nga Lëvizja #Protestoj, në shënjestër të “Revolucionit laraman” ka qenë objekti i Inspekcionit të tregut.

Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016
Protesta 12/05/2016

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button