Cameron: Korrupsioni, karcinomi i të gjitha problemeve të botës

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se korrupsioni është një problem i ngjashëm me karcinomin dhe se zgjidhja e shumë problemeve në botë është lufta efikase kundër korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Londër, po mbahet Samiti për luftën kundër korrupsionit në të cilin rolin e moderatorit e ka kryeministri britanik Cameron. Ai tha se samiti ka bashkuar liderët dhe zyrtarët nga rreth 70 vende, duke shtuar se edhe kjo është një tregues se korrupsioni paraqet një problem të madh.

“Korrupsioni është karcinom në zemrën e të gjitha problemeve të botës. Nëse duam të luftojmë kundër radikalizmit, atëherë duhet së pari të luftojmë kundër korrupsionit. Nëse duam të përballemi me abuzuesit e taksave dhe ata që janë përfshirë në pastrimin e parave, ne sërish duhet të luftojmë kundër korrupsionit”, tha Cameron.

Duke theksuar nevojën e gjetjes së mënyrës për të çrrënjosur korrupsionin nga parlamentet, institucionet, sporti dhe fusha të tjera, Cameron tha se ky nuk është problem vetëm i legjislacionit, por ky është një problem më i gjerë dhe kulturës.

Kreu i qeverisë britanike shtoi se lufta kundër korrupsionit kërkon një luftë thelbësore dhe një luftë më të gjerë shoqërore, dhe pastaj duhet të përfshijë të gjithë sektorët që mund të jenë kanale të korrupsionit, duke përfshirë kontabilistët, avokatët, shërbimet publike dhe të tjerët.

Sipas tij, përgjegjësit për korrupsion duhet të gjenden dhe të dënohen, dhe paratë e tyre ti kthehen popullit si pronarë i vërtetë. Cameron njoftoi se pikërisht në Londër do të hapet Qendra për koordinimin e luftës ndërkombëtare kundër-korrupsionit.

Gjatë fjalës hyrëse të Cameron në Samitin e luftës anti-korrupsion, në sheshin Trafalgar të Londrës, u mblodhën një grup demonstruesish të cilët simbolikisht kanë hedhur para në rrethin e improvizuar të cilën e quajtën “parajsa tropikale e taksave”, duke iu referuar pastrimit të parave përmes kompanive ‘offshore’ në Panama, Ishujt Kajman dhe vende të tjera të njohur për kompani të tilla.

Protestat u organizuan nga disa organizata humanitare, duke përfshirë Oxfam, Action dhe Christian Aid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button