Në Vjenë do të realizohet takimi për armëpushimin në Siri

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, u shpreh se armëpushimi do të jetë fokusi i takimit për Sirinë i cili do të mbahet në nivel ministror më 17 maj në kryeqytetin e Austrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të grupit të punës për qasjen humanitare të OKB-së, De Mistura i cili ka kryesuar edhe takimet e mbajtura në Gjenevë të Grupit të mbështetjes ndërkombëtare për Sirinë ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me konsulentin e tij dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshilli Norvegjez për Refugjatët, Jan Egeland.

De Mistura në fjalën e tij tha se “ndalimi i konflikteve do të jetë një prej temave që do të diskutohet në takimin i cili do të mbahet në Vjenë”.

– Do të dërgohet delegacion në rajonet nën rrethim-

Ndërsa Jan Egeland ka pohuar se sot për herë të parë do të dërgohet një delegacion në rajonin Darajja, që ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe në ditët e ardhshme do të dërgohet delegacion për të vlerësuar situatën humanitare në të gjithë rajonet nën rrethim.

Gjithashtu pasi ka vënë në dukje se nëse nuk lejohet qasja në rajonin Muaddamije që ndodhet nën rrethimin e regjimit, Egelend ka paralajmëruar se situata do të bëhet “e tmerrshme”. Ai ka shtuar më tej se në lidhje me çështjen e të burgosurve nuk është shënuar asnjë përparim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button