Qytetarët shumë pak ju besojnë fqinjëve dhe protestave

Shumica e qytetarëve nuk ju besojnë fqinjëve të tyre dhe vlerësojnë se nëse ju jepet mundësia, mund ti shfrytëzojnë. 

Këtë e ka treguar anketa e realizuar me gjithsej 1.209 persona të moshës prej 16 deri 66 ndërsa e ka zbatuar “Reaktor-hulumtimi në aksion”.

Gjysma e të rinjve nuk i besojnë palës tjetër etnike, ndërsa nëse duhet të vendosin nëse do të takohen me ndonjë këshilltar në komunë që të kërkojnë pjesëmarrje aktive në krijimin e vendimeve ose do të dalin në protesta apo në publik përmes mediumit, ato do ta zgjidhnin të dytën, tregon hulumtimi.

“Kemi një gjeneratë të “Facebook”-ut dhe dëshirojnë që nëpërmjet aktivizimit online të shprehen. Ajo që nuk do të kishin zgjedhur protestat apo bisedimet në komunë është se ata nuk besojnë se mund të arrijnë diçka, nuk besojnë se me protesta mund të arrijnë diçka sepse mendojnë se mund të manipulohen. Duhet ti kanalizojmë të rinjtë dhe ta nxisim pjesëmarrjen e tyre”, tha Goran Georgiev nga Lidhja e informatorëve.

Mes tjerash, në debat Xhabir Deralla tha se Qeveria dhe institucionet qeveritare i keqpërdorin vullnetarët: duke i detyruar ata me vite të punojnë pa para me premtin se një ditë do të punësohen si dhe duke i shfrytëzuar ata duke i ndalur në punë më shumë se sa ligji lejon apo 4 orë.

Hulumtimin mund ta gjeni në këtë link.

Ky program është mbështetur nga USAID ndërsa implementohet  nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button