Blushi: Mos i mbani bojrat piktorit të dështuar se do të bëheni edhe vetë pis

Ben Blushi i ka bërë një thirrje ish miqve të tij socialistë. “Unë ju thashë që Edi Rama është një kryeministër i dështuar që po lyen vetëm gërmadhat që la trashëgim Berisha.

Por tani po ju them ju të tjerëve, ish miqve të mi socialistë, mos i mbani kovën e bojrave këtij piktori se do të bëheni edhe vetë pis”. Blushi i tha këto fjalë pasi ai u ngrit njëherë në parlament dhe e kritikoi ashpër Ramën.

Por, pas kritikave të tij u ngritën menjëherë idhtarët e sportit më të ri në PS: shaj kritikët e Ramës që të bësh karierë. Ashtu si Alfred Peza më parë këtë herë në parlament folën direkt Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj që u munduan të amortizonin kritikat e Blushit ndaj qeverisë.

Pikërisht këtyre mbrojtësve të Ramës ai u drejtoi thirrjen: “Mos i mbani kovën se do të bëheni pis”, transmeton Lapsi.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button