Lotaria vë në siklet shitësit dibran, qytetarët kërkojnë llogarinë fiskale

Lotaria e popullarizuar dhe marketingu i gjerë që bëhet nga ana e Ministrisë së financave ka ka bërë që një numër i madh i dibranëve të kërkojnë llogaritë fiskale për gjerat që blejnë. 

Një pronarë i një shitore me artikuj të konsumit të gjerë, thotë se ndonjëherë qytetarët kërkojnë llogaritë fiskale edhe për gjëra shumë të vogla. Ai pranon se kjo nuk ka qenë praktikë deri s qeveria nuk propagandoi hedhjen e këtyre llogarive fiskale në lojë fati. 
Qytetarët nuk fshehin faktin se janë të interesuar për të marrë llogaritë fiskale për produktet që blejnë. Ata janë të inspiruar nga çmimet fituese që do të ndajë qeveria pas hedhjes së tyre në lotari.

“Lotaria e këtillë me 30 dhjetor na jep shpresa të mëdha se do ndizet ndonjë shkëndi për ndonjë familje dibrane, edhe pse nuk kemi shumë besim në fatin tonë, megjithatë shpresa vdes e fundit. Mendoj se ky gjest nga ana e ministrit Stavrevski është i mirëseardhur për qytetarët e këtij vendi. Kjo i shtyn mbarë ndërmarrjet e shumta të posedojnë letrën fiskale, por edhe ne qytetarët na vë në lojë shprese”- u shpreh Meribane L.  nga Dibra.

“Dibrania F. T. nuk i beson kësaj lotarie nga ana e Ministrisë së financave dhe Stavrevskit . Aj thotë se gjithçka është programuar për të vërë në lojë banorët e këtij vendi dhe se Qeveria me këtë lotari fiton dyfishin e vlerës së përgjithshme të dhuratave. Puna e Gruevskit është që shitoret të kenë letra fiskale  dhe ai të mbushën arkën e shtetit për të ndërtuar projektin famëkeq , “Projekti 2014”.

 “Mendoj se me këtë lojë dëshiron që ne ato pak paga që kemi t’i shpenzojmë për lojëra koti, unë nuk besoj në këto gjëra”,- u shpreh F.T nga Dibra.

Përderisa ditët  e dhjetorit rrjedhin me të shpejtë nga informatat që marrim nga shitore të shumta, letrat fiskale merren dhe grumbullohen nga numër i madh i qytetarëve dibran të cilët  luten  për ndonjë dhuratë qeveritare .

Lajme të ngjashme

Back to top button