Hajndëll në Shkup, flet për gjendjen politike në vend

I dërguari special nga Gjermania për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, sot arriti në Shkupi dhe dha deklaratë të shkurtër, njofton Portalb.

“Erdha që të njoftohem me situatën dhe fillimisht të dëgjoj. Bëhet fjalë për proces të iniciuar nga BE dhe SHBA që të arrihet sukses. Detyra time e shoh në mbështetjen aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni tregojnë se koha është e shkurtër dhe duhet përpjekje e përbashkët e të gjitha partive politike që të zbatohen reformat e duhura dhe me vendosmëri të vazhdohet drejt rrugës”, tha Hajndëll.

Përndryshe, Hajndëll, sot dhe dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e katër partive politikë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Portalb.

Në agjendën e tij janë takimet me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ambasadorin e SHBA-së dhe atë të BE-së.

Në kumtesë nuk është e shkruar se Hajndëll do të ketë takim me presidentin Ivanov.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, javën e kaluar, Johanes Hajndëllin e ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë i cili do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike.

Përfaqësuesi special, ashtu siç është publikuar në postimin e MPJ-së gjermane, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button