Ministria e Kulturës nuk përfill kërkesat e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë!

Shoqata e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë (SHBSHM), në krye me Qamil Rufatin, kërkon nga Ministria e Kulturës të përmirësojë raportet me ta. Sipas tyre Ministria e Kulturës nuk përfill të drejtat e botuesve shqiptarë.

‘Ministria e Kulturës dhe Komisioni për veprimtari botuese të respektoj aplikimin dhe të drejtë konkurrimi të kenë vetëm botuesit; , të mos kenë të drejtë konkurrimi institucionet kulturore dhe jokulturore, madje as autorë si persona fizik sepse konkurrimi i tyre është i jashtëligjshëm. Ministria e Kulturës në kuadër të komisionit për veprimtari botuese të pranojë një anëtarë të SHBSH-së, në cilësinë e vëzhguesit në përzgjedhjen e botuesve dhe projekteve, Ministria e Kulturës të shpall rezultatet dhe projektet në formë publike bashkë me shumat materiale që i ndan për to’ tha Rufati.

Në rast se nuk plotësohen këto kërkesa Shoqata e Botuesve Shqiptarë, do të vazhdojë me të gjitha rrugët institucionale që të plotësohen këto kërkesa./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button