fbpx

Shkup, punëtori mbi “Njohjen e diskriminimit në bazë të hendikepit”

Me rastin e Javës Evropiane për jetesë të pavarur të personave me hendikep sot në Shkup u mbajt punëtoria me temë “Njohja e diskriminimit në bazë të hendikepit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj punëtorie është që ta prezantojë konceptin e mosdiskriminimit ndaj personave me hendikep.

“Punëtoria e sotme organizohet që t’iu sqarohet personave me hendikep se çka do të thotë diskriminimi, ku mund të kërkojnë mbrojtje dhe cilat janë mekanizmat më efektiv për mbrojtje nga diskriminimi”, deklaroi Jasna Orovçanec, koordinatore e projektit për mbrojtje nga diskriminimi.

Siç thuhet më së shumti janë drejtuar në bazë të marrëdhënieve të punës, diskriminimit sistematik që ekziston në vendkalimet kufitare, që më së shumti është ndaj romëve dhe personave me pengesa mentale dhe trupore.

Deri tani në shtatë raste është konfirmuar diskriminimi. Rasti i fundit ku është vërtetuar diskriminimi është në bazë të statusit personal gjegjësisht shtatzënisë. Në bazë të hendikepit është vërtetuar diskriminim në Gjykatën Themelore Delçevë ndaj një personi me pengesa trupore ku Komuna ishte e obliguar që t’i ndërtojë trotuar adekuat para shtëpisë.

“Në Polio Plus vazhdimisht dhe për çdo ditë drejtohen qytetarë me hendikep, si dhe prindërit e fëmijëve me hendikep të cilët për çdo ditë përballen me diskriminim, margjinalizim dhe segregacion. Më së shumti diskriminim ka në sferën e punësimit, megjithatë përmes bisedave mund të shihni se ata përballen me diskriminim dhe në jetën e përditshme në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe arsimin”, dekalroi Elena Koçoska nga Polio Plus.

Punëtoria është në organizim të Polio Plus – lëvizjes, mbështetur nga programi Civik Mobilitas dhe Rrjeti i pavarur ballkanik i organizatave të personave me hendikep, në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Budapest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button