“Zgjohu”, kërkon përmendoret shqiptare dhe rrënimin e car Dushanit

Lëvizja Qytetare Zgjohu para përmendores së car Dushanit në Shkup, sot ka kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga Komuna Qendër. 

“Kush e vendosi dhe kush e financoi këtë përmendore? Edhe sa përmendore do të vendosen si pjesë e këtij proekti të cilin qytetarët e refuzuan në zgjedhjet e fundit? Shqiptarët nuk pajtohen që përmendorja e një okupatori dhe vrastari si Car Dushani të vendoset në Shkup. A pajtohen maqedonasit!? Ku janë përmendoret shqiptare?”, pyetën nga Zgjohu.

Nga Zgjohu thonë se nëse askush nuk merr përgjegjësi për këtë skandal, atëherë vendosja e kësaj përmendore është e joligjshme dhe ftojnë Kryetarin e komunës Qendër që ta rrënojë këtë turp të Maqedonisë që nesër. “Dje, sot, por edhe nesër, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! do ta konsideron projektin  Shkupi 2014 si projekt monoetnik dhe monofetar, të papranueshëm për shqiptarët”, thonë nga Zgjohu.

Lajme të ngjashme

Back to top button