A e bojkoton BDI-ja, KSHZ-në? Flet Subhi Jakupi

Anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi në deklaratën e tij për Portalb ka përgënjeshtruar zërat që dolën në disa media se ai ka bojkotuar seancën e sotme të KSHZ-së. “Isha në intervistë për RTK-në, vonë isha informuar se do të kemi mbledhje. Kur ka filluar mbledhja unë tanimë kisha caktuar kohën për intervistë”, tha Jakupi.

Në pyetjen e Portalb se sa do të jetë e rëndësishme pjesëmarrja kur partinë të cilën e përfaqëson- BDI, nuk do të merr pjesë në zgjedhje, Jakupi me përgjigje:

“Ne tash jemi zgjedhur me konkurs me çka jemi të obliguar të veprojmë në aspekt ligjor dhe të respektojmë kodin zgjedhor. Ne nuk jemi në cilësinë e deputetëve, ata janë politikë. Ndërkaq, ne jemi së pari profesional pastaj politik. Kemi obligim ligjor për të qenë pjesëmarrës në proces”.

Sipas tij, rreth organizimit të zgjedhjeve, në aspekt teknik nuk do të ketë probleme, por në aspekt politik është problem shumë i rëndë, duke pas parasysh mospjesëmarrjen e partive shqiptare dhe opozitës maqedonase.

“Unë jam tanimë 10 vite këtu, deri tani nuk ka ndodhur një rast i këtillë. Maqedonia veçmë është në ngërç politik. Në aspektin formalo-juridik mund të jenë legale, por jo edhe të jenë legjitime. KSHZ do ta bëje punën e vet, por nga aspekti politik paraqet një ngërç politik. Në demokraci nëpërmjet partive politike organizohen çështjet- e funksionimit të sistemit. Megjithatë, kjo kërkon legjitimitet të plotë, duke i plotësuar standardet demokratike. Në këtë rast do të jetë shumë e vështirë të pranohet legjitimiteti politik. Kurse, legjitimiteti juridik është në rregull”, sqaroi për Portalb Jakupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button