Ivanov kërkon dëmshpërblim për 7.000 euro më shumë!

Shtatë mijë euro është dallimi midis shumës që e ka vlerësuar Enti Shtetëror për Revizion nga ajo që kërkon Kabineti i Kryetarit të Maqedonisë nga protestuesit e akuzuar për demolimin e Zyrës Popullore, që gjendet në qendër të Shkupit. Kabineti i Gjorge Ivanovit, ka vlerësuar se dëmi arrin 15 mijë euro, ndërsa sipas revizorëve dëmi i përgjithshëm është 8.489 euro.

Deri më tani nuk dihet, se si Kabineti e ka llogaritur dhe vlerësuar dëmin e shkaktuar. Në raportin e revizorëve, i cili sot u prezantua gjatë gjykimit të Nikolla Arizanoskit dhe Filip Nakovskit, të dy nga Shkupi të akuzuar për pjesëmarrje në turmë, gjegjësisht në protesta më 13 prill muajin e kaluar, shkruan: Për shkak se Prokuroria Publike Themelore dhe avokatët e të dy të akuzuarve, sot e morën raportin dhe do të kenë nevojë për një kohë të caktuar që të analizojnë se çfarë shkruan brenda tij, Gjyqi ka vendosur që procesi gjyqësor të fillojë më 20 të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button