Reagimet e faktorit ndërkombëtar për vendimin e presidentit Ivanov

Takimi urgjent për Maqedoninë, ja çfarë thonë eurodeputetët dhe Johanes Han

Eurodeputët Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, që kanë marrë pjesë si ndërmjetësues në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinos, kanë shprehur shqetësim të thellë për shkak të ngjarjeve të fundit në Maqedoni. Ata u bënë thirrje partive politike që të punojnë bashkë në interes të qytetarëve dhe të shtetit dhe të kthehen në përkushtimin e tyre për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, e cila sipas tyre, është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, njofton Portalb.

“Jemi thellë të shqetësuar, në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup. Marrëveshja e Përzhinos patjetër duhet të implementohe, përfshirë edhe pjesët që janë të lidhura me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të drejtës në shtet, por edhe që të sigurohen mbajtje të zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në kumtesën e eurodeputetëve pas takimit me eurokomesarin Johanes Han, në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni, përfshirë edhe vendimin e djeshëm të presidentit Ivanov që i fali të gjithë politikanët që janë në hetim.

Eurodeputetët vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për t’i ndaluar të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve dhe funksionarëve dhe amnistimi i tyre, seriozisht mund ta rrezikojë Maqedoninë.

“Besojmë që vendimi i presidentit Ivanov për amnistim të përgjithshëm të të gjithë të dyshuarve që janë pjesë e skandalin me përgjime mundet ta varros sundimin e ligjit dhe ta zmadhojë ndjenjën e mosndëshkimit të personave të akuzuar nga Prokuroria Themelore dhe Prokuroria Speciale. Gjithashtu jemi të shqetësuar se këto ngjarjet e fundit paraqesin rrezik plotësues për stabilitetin e shtetit dhe për integrimet e saja euro-atlantike dhe perspektivën evropiane”, qëndron në kumtesën e eurodeputetëve, transmeton Portalb.

Eurodeputetët theksojnë se qëndrojnë të përkushtuar dhe të hapur plotësisht për bisedime me liderët e partive politike, po edhe për zgjidhjen e një mënyre për t’u tejkaluar ngecjet e fundit serioze dhe të sigurojnë që Marrëveshja e Përzhinos plotësisht të implementohet, para se gjithash për popullin e Maqedonisë dhe shtetin

Reagimi i BE-së për vendimin e Ivanovit

Bashkimi Evropian vendimin e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve që janë nën hetim e vlerëson si shqetësues dhe rikujtoi se shteti ka për detyrë ta promovojë drejtësinë dhe luftën kundër mosndëshkimit, njofton Portalb.

“Vendimi i presidentit Ivanov për faljen e disa funksionarëve ka shkaktuar shqetësim serioz. Po bëhet në kohë kur të gjitha partitë duhet të gjejnë mënyrë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. U bëjmë thirrje të gjithë palëve që t’u ikin rreziqeve që i shembin përpjekjet disavjeçare të shtetit që me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ta përforcojë sundimin e së drejtës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Nga atje shprehin gatishmëri për përkrahje të Prokurorisë Speciale dhe kërkojnë që “të vazhdojë t’i hetojë problemet serioze të cilët kanë qenë të fshehura vitin e kaluar”, transmeton Portalb.

“Deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, ashtu siç unë  e kuptoj është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me sundimin e së drejtës”, deklaroi eurokomesari Johanes Han për REL, transmeton Portalb.

Ai theksoi se e gjithë situata në Maqedoni në ditët e fundit mjaft është përkeqësuar.

Vendimin i presidentit Ivanov për faljen e politikanëve nga të gjitha veprat kriminale dhe korruptive është kritikuar ashpër edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

“Falja pa mbaruar procesi gjyqësor është në mbrojtje të politikanëve të korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre”, shkruan ambasadori amerikan Xhes Bejli në llogarinë e tij në tuitter.

“Lëreni PSP dhe gjykatat ta bëjnë punën e tyre”, shkuran më tej Bejli.

Reagimi i Riçard Hovitit për vendimin e Ivanovit

“Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze”, deklaroi eurodeputeti Riçard Hovit, i cili ka ndërmjetësuar në Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.

Hovit rikujtoi se  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha atij kompetenca për amnistimin e kriminelëve, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës, ai ka garantuar se nuk do të ndërmerr hapa të tillë, transmeton Portalb.

“Theksoj se kryetari Gjorge Ivanov, më parë dha garanca se nuk do të amnistojë për kriminalitet politik dhe se do ta respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, i cili përbën përkrahje të gjerë ndërpartiake ndaj Prokurorisë Speciale”, tha Hovit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button