Tetovë, zgjidhje për 80 të punësuar, të gjithë në rrugë për të rregulluar komunikacionin!

Tetova ka të angazhuar 80 punëtorë për mbajtjen e rrëndin në komunikacion, kryesisht për çështjen problematike të parkimit të veturave. Ky numër që mund të krahasohet me numrin e të angazhuarve në qytetet metropolitane, është pranuar gjatë mandatit paraprak me statusin “rojtarët e parkingjeve”.

Në mungesë të parkingjeve, pjesa më e madhe  tyre thuajse nuk kanë qenë të angazhuar. Administrata e re e vetëqeverisjes lokale, ka bërë një zgjedhje për angazhimin e tyre. 

Në rrugët kryesore të Tetovës sheh kudo vetura të keq parkuara dhe në çdo skaj nga tre persona të cilët sillen rreth veturave për rekomanduar vozitësit të gjejnë ndonjë vend më të përshtatshëm, duke e bërë më të lehtë barrën e policëve që sodisin nga anësh veturat e parkuara në qarkore, por që nuk guxojnë t’i prekin, për shkak se vozitësit mund të jenë të afërm të zyrtarëve politik. 

Udhëheqësi i sektorit për komunikacion dhe rrugë ndërtimore, Hysen Demiri thotë se ”këta punëtor bashkë me ata të cilët punojnë në shërbimin e merimangës janë gjithsej  80. Një pjesë e tyre janë të punësuar si ruajtës të parkingjeve dhe për momentin janë të angazhuar si ruajtës të rendit në komunikacion , deri sa të fillojmë me parkimin zonal dhe më pas këta persona do të angazhohen si punëtor në parkimin zonal” .

Për momentin në Tetovë janë në dispozicion vetëm tre parkingje të mbyllura edhe atë dy në afërsi të qendrës së Tetovës dhe nj përballë gjykatës së Tetovës,  ndërsa disa parkingje u mbyllës për shkak se punonin me  humbje dhe komuna u detyrua t’i lërë si parkime të lira.

Udhëheqësi i sektorit për komunikacion  dhe tokë ndërtimore Hysen Demiri për parkimin zonal thotë se “ për momentin  është në fazën përgatitore dhe është hapur tender për dhënien  në koncesion, të ndonjë kompanie, sipas tij në parkimin zonal do të sigurohen mbi 500 parkime në zonën e parë të qytetit, ku do të angazhohen edhe këta punëtorë”.

Këta të punësuar u pranuan në kohën kur kryetar  komune ishte Sadi Bexheti, dhe të njëjtit u pranuan si të punësuar në shërbimin   e blokatorëve  për veturat e keq parkuara, gjë që më pas u ndërpre nga ana e ministrisë së punëve të brendshme si një shërbim i jashtë ligjshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button