Duam një opozitë të bashkuar dhe jo një opozitë të shkatëruar 

Kohëve të fundit në Maqedoni po ndodhin gjëra të çuditshme dhe të habitshme politike. Që nga falja e kriminelëve nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, pasuan reagime të ndryshme dhe të ashpëra, madje edhe me protesta që sot e kësaj dite ato protesta vazhdojnë dhe do të vazhdojnë deri sa presidenti të tërheq faljen për kriminelët. Protesta u organizuan edhe nga partitë e reja opozitare Shqiptare në Maqedoni. 22 prilli u organizua një protest nga Lëvizja e Ziadin Selës, gjë që kjo protest pati përkrahjen edhe të partive tjera më të vogla shqiptare. Në këtë protest shqiptarët e Maqedonisë kishin shumë shpresa se nëpërmjet kësaj proteste do të ishte më i lehtë bashkimi i opozitës dhe unifikimi i saj. Por kjo nuk ndodhi. Në anën tjetër, më 9 maj në ditën e Europës, në 1 vjetorin aksionit policor në “Lagjen e Trimave”, u organizuan protesta nga Këshilli Opozitar, ku bën pjesë edhe Lëvizja Besa. Në këtë protest të mbajtur më 9 maj shqiptarët dolën masovikisht që të përkrahin këtë iniciativë të Këshillit Opozitar.

Të pranishëm në këtë protest ishte gati i gjithë spektri opozitar, përveç RDK-së të Vesel Memedit dhe PDSh-së të Menduh Thaçit, që e them me keqardhje të thellë se partia e tij asnjëherë nuk ka luajtur rolin e një partie opozitare por ka luajtur rolin si një parti e pushtetit, duke i ndihmuar edhe BDI-së. Protesta e 9 majit u konsiderua më e madhja e ndodhur deri më tani te shqiptarët e Maqedonisë. Por në këtë protest Ziadin Sela nuk u prit ashtu siç ai mendoj, gjatë fjalimeve nga anëtarët e Këshillit Opozitar, Sela me bashkëpuntorët e tij kishte tentuar të kaloj në rradhët e para të protestës, afër kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasamit, por personat që siguronin këtë protest nga ndonjë incident të mundshëm, nuk e lejuan që Sela të kaloj në rradhët e para. Kjo ka irituar në masë shumë të madhe aktivistët e LR-PDSh-së dhe vetë Ziadin Selën.

Dy ditë pas protestës, debatet në mes këtyre dy partive opozitare ende vazhdojnë dhe se nuk dihet kur do të ndalen. Madje, disa aktivistë kanë filluar me të madhe të ofendohen dhe shahen në mes veti, duke harruar se ata po luftojnë me njëri tjetrin dhe se favor i bëjnë vetëm partisë më të madhe shqiptare në pushtet, BDI-së. Unë apeloj tek të dy subjektët e reja politike, t’i lënë anash këto debate dhe këto fyerje mes vete, të tejkalojnë të gjitha problemët, të mos i hiperbolizojnë gjërat sepse nuk është koha tani t’i shpallin luftë njëri tjetrit dhe mos arrit asnjëherë ajo kohë të shpallin luftë njëra tjetrës. Më besoni, sikur ta bënit këtë luftë me BDI-në siç po e bëni ndërmjet veti, besoj se do t’i jepte efektet e duhura mundi juaj dhe përkushtimi juaj. Të tejkalohen të gjitha egot, të gjendet një gjuhë e përbashkët, sepse me akuza dhe kundër akuza nuk do të jenë mire punët, sepse problemin kryesor të shqiptarëve në maqedoni, BDI-në e harroni duke u marrur me njëri-tjetrin. E kam për të mirën e gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu, unifikohuni, bashkohuni, përqafoheni dhe mos krijoni armiqësi ndërmjet jush. Nëse prej tash merreni se kush ka të drejt dhe kush nuk ka të drejt është shumë herët që kjo të vlerësohet, sepse koha është tregues shumë i mire se kush ka të drejt, kush ka pasur të drejt dhe kush do të ketë të drejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button