Berisha akuza Ramës: Ngrite flamurin e rreckosur të Hitlerit të Evropës, përdhose nëntorin

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar qeverine dhe maxhorancen per turpin qe bene ne diten e 29 nentorit, duke ngritur flamurin e rreckosur te Enverit, Hitlerit te evropes se pasluftes. 

“Kur une thosha qe ky zoteri kishte at shpirteror Enver Hoxhen, ju nuk e besonit, se dilte edhe me citjane ndonjehere. Po ja ku perdhosi facebook-un duke shperndare ne te kater anet e botes portretin e Enver Hoxhes”- tha Berisha, nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij ne kete menyre Rama dhe shumica perdhosi nentorin dhe festat e tij. “Denoncoj aktin e shëmtuar të kësaj mazhorance, ditën e flamurit, ditën e pavarësisë, përdhosjen që i bënë gjakut të dëshmorëve, martirëve të lirisë, shqiptarëve dhe kombit në tërësi me porteretin e Hitlerit të Europës së pasluftës, Hitlerit shqiptar, Enver Hoxhës që ngritën për herë të parë pas 20 vitesh. Festuar ditën e tradhëtisë më të madhe kombëtare. 29 nëntori shënon për kombin shqiptar datën e  tradhëtisë, ditën që enver hoxha njehësoi festën me serbet për të hapur siparin e procedurave për bashkimin e Shqipërisë me federatën Jugosllave” tha Berisha.

Akuzat
Berisha numeroi shkarkimet qe jane bere e po behen ne administrate, duke lexuar edhe mesazhe e emaile derguar nga persona te shkarkuar ne Skrapar, duke akuzuar per kete Meten.
“Se cfare ndodhi me Belle Air kjo eshte puna juaj, ato 7 milione detyrime qe i ka qeverise u bene te paqena per shkak te falimentimit, jane 52 mije bileta, i kerkoj Kuvendit qe atyre tu garantohet e gjithe tarifa, bileta e mundshme per te bere udhetimin, pastaj vazhdoni ju te pasuroheni me Belle Air dhe Air te tjera. Po shkarkohen 2200 drejtore shkollash, denimi kolektiv nene flamurin e Enver Hoxhes po ndodh ne kete vend”- tha Berisha.

Reagon Braho
“Ti Skraparin doje ta izoloje me tela, e ke lene pa rruge, nuk vete dot, ata punonjesit e kombinatit metalurgjik kane 6 muaj qe skane marre rrogat kur ishit ju kryeminister. Mos e ul veten te dalesh ne konferenca shtypi me drejtorin e IT te Tatim Taksave, ki kujdes”- tha Braho./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button