fbpx

Sulme në Bagdad, autobombat vrasin me dhjetëra

Dy autobomba tronditën kryeqytetin irakian Bagdad, vetëm pak orë pasi një tjetër sulm i kushtoi jetën 64 personave. Policia irakiane tha se të paktën 15 persona u vranë në zonën veriore Kadimija dhe 7 të tjerë në perëndim të qytetit, njofton TCH.

Në sulmin e parë po një autobombë vrau me dhjetëra në një treg të frekuentuar në zonën kryesisht shiite Sadër. Përgjegjësia për dhunën që përfshiu kryeqytetin Bagdad u mor përsipër nga Shteti Islamik, i cili kontrollon territore të mëdha në Irak. Autoritetet bënë me dije se shumë prej viktimave në Sadër ishin gra dhe fëmijë.

Një dëshmitar okular tregoi se bomba ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime. Qytetarët e thjeshtë fajësojnë politikanët se nuk janë të aftë që të garantojnë sigurinë.

Këto sulme të përgjakshme në Bagdad brenda një dite vijnë ndërsa Iraku është i përfshirë nga një krizë e thellë politike me një Parlament që nuk është i aftë as të grumbullohet.

Shteti Islamik ka shënjestruar shpesh zonat tregtare në Irak si dhe personelin e sigurisë duke shkaktuar shumë viktima. Sipas Kombeve të Bashkuara, në 4 muajt e parë të këtij viti,1885 civilë u vranë si pasojë e dhunës në Irak.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close