Rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve, ekspertët pro, Akademia për Gjykatës kundër

Partitë Opozitare dolën me idenë për rizgjedhje të përgjithshme të 650 gjykatësve aktual. Drejtuesi i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë debatit ku ishin prezent edhe përfaqësues të partive tjera tha se duhet të organizohet rizgjedhje, ku do të merrnin pjesë edhe gjykatësit aktual.Ivon Veliçkovski i Partisë Liberale tha se votimi i gjykatësve duhet të bëhet në Kuvend, njofton TV21.

Në hulumtimin e OSBE-së, ku janë anketuar 421 gjykatës nga gjithsej 650, rezultatet tregojnë se ndaj gjykatave ka presion. 32% prej gjykatësve të anketuar thonë se përballen me presion dhe ndikim të jashtëm gjatë marrjes së vendimit. Gazetari Sasho Dimovski thotë se për këtë vendimin për ndryshim duhet ta marrë një komision kompetent.

Sipas gazetarit, Sasho Dimovski, partia në pushtet ka mbushur gjykatat me gjykatës të rinj, që nuk mundet të përballen me presionin. Vetëm në 10 vitet e fundit, 500 nga gjithsej 650 gjykatës janë zëvendësuar me gjykatës të rinj.  I njëjtit mendim është edhe ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski. Ai thotë se këto ndryshime duhet të ndodhin edhe në Këshillin Gjyqësor.

Ish kryetar i Gjykatës se Apelit, Jordan Mitrinovski, vlerëson nevojën për rikthimin e sistemit të vjetër, ku Parlamenti votonte gjykatësit, e një shembull i tillë siç tha ai funksionon në Slloveni. Por, me këtë propozim nuk pajtohet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Aneta Arnaudovska. Ajo thotë se ideja për rizgjedhjen është anti-kushtetuese, si dhe në kundërshtim me të gjitha standardet evropiane.

Drejtoreshë në Akademinë për Gjykatës, Aneta Arnaudovska, e pyetur se a mund të jetë një ndër problemet edhe zgjedhja e gjykatësve të rinj? Ajo thotë se Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë ofron trajnim profesional, kurse nga 90 kandidatë që kanë përfunduar akademinë, 88 janë zgjedhur si gjykatës dhe prokuror. Arnaudovska thotë se vendimi eventual për rizgjedhjen e përgjithshme do të demotivojë të gjithë kandidatët që në të ardhmen duan të aplikojnë në këtë akademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button