“Revolucioni i laraman” në vilën në Vodno, policia ndalon ngjyrosjen e vilës presidenciale

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi protestat në më shumë qytete të vendit në të cilat qytetarët shprehin revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen kolektive të politikanëve dhe kërkojnë dorheqjen e tij.

Në Shkup protestuesit u përpoqën që të ngjyrosnin vilën e presidentit në Vodno, por u penguan nga garda dhe policia.

Në shenjë revolte, ata ngjyrosën rrugën që të shpie në vilën presidenciale duke mos harruar të hedhin ngjyrë edhe në fotografinë e presidentit të cilit i porositën se drejtësia duhet të jetë e njejtë për të gjithë.

“Zotëri Ivanov duhet ti tërheqësh vendimet e tua lidhur me abolimin e poltikanëve. Duhet ta bësh këtë sa më parë sepse i duhet dhënë fund kësaj historie. Ti patjeter duhet të lesh postin sepse nuk ke më kredibilitet për të udhëheq vendin” – tha njëri nga protestuesit, transmeton RTM2.

Protestat e Lëvizjes civile “Protestoj” organizohen për të 5-tën javë dhe organizatorët thonë se të njëjtat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button