Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e mbyllur hermetikisht për gjuhën shqipe

Në ueb-faqen e Ministrisë së Тransportit dhe Lidhjeve mund të gjeni vetëm versionin në gjuhën maqedonase dhe atë në gjuhën angleze. Për mungesën e versionit shqip në ueb-faqe, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka asnjë përgjigje për redaksinë e Portalb.mk.

Nga ministria në fjalë kërkuan që pyetja “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe?” t’iu dërgohet në mënyrë elektronike dhe thanë se do të përgjigjen brenda 15 ditësh. Që atëherë kaluan 40 ditë të tjera, por Portalb akoma nuk ka pranuar asnjë përgjigje. Ndërkohë janë të pakapshëm në telefon.

Sipas Nenit 21 të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet e karakterit publik, poseduesi i informacionit është i obliguar që menjëherë të përgjigjet në kërkesën e kërkuesit, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Sipas Nenit 22, nëse poseduesit të informacionit i duhet kohë shtesë afati mund të vazhdohet, por jo më shumë se 40 ditë nga dita e pranimit të kërkesës, njofton Portalb.mk.

Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”

Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte25.17%.

Ndryshe, transporti rrugor dhe infrastruktura rrugore; transporti hekurudhor dhe infrastruktura hekurudhore; transporti ajror dhe infrastruktura e aviacionit; rrugët e brendshme ujore; telekomunikacioni dhe infrastruktura e telekomunikacionit; shërbimet postare dhe infrastruktura postare janë disa nga kompetencat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve./Portalb.mk

LEXO: Presidenti i Maqedonisë nuk përfill gjuhën shqipe!
LEXO: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë
LEXO: Ueb-faqja e MPB-së vetëm maqedonisht, nuk pranojnë asnjë gjuhë tjetër (FOTO)
LEXO: Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button