BE, rregulla të reja për të tërhequr studentët dhe shkencëtarët

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar sot në një sencë plenare në Strasburg rregullat e harmonizuara për hyrje dhe qëndrim në Bashkimin Evropian (BE) në mënyrë që të tërheq personat nga vendet e treta për të studiuar dhe për t’u marrë me punë kërkimore në universitetet e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bëhet fjalë për një Direktivë e cila ua lehtëson studentëve dhe shkencëtarëve qëndrimin në BE”, thuhet në njoftimin e PE-së ku sqarohet se pas diplomimit ose përfundimit të punimit shkencor do të mundësohet qëndrimi edhe për nëntë muaj tjerë, një kohë e mjaftueshme për të gjetur punë apo për të filluar ndonjë biznes nga i cili do të përfitonte Evropa.Përveç kësaj, risitë parashohin lëvizje të lirë të studentëve brenda BE-së dhe mundësi për punë prej më së paku 15 orësh në javë, ndërsa shkencëtarëve do t’u mundësohet të sjellin në Evropë pjesëtarët e familjes të cilët do të kenë të drejtë pune gjatë qëndrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button