Brukseli i hap dritën jeshile Shqipërisë

Parlamenti Evropian po diskuton në këto momente rezolutën për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

Europarlamentarët janë duke diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për t’u integruar, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita. 

Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, -shprehet një prej europarlamentarëve. Por menjëherë ka hasur në kundërshtimin e kreut të Parlamentit Evropian, i cili thotë se nuk ka rëndësi se cila parti ka qenë ajo që ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, por rëndësi ka që të ketë bashkëpunim ndërmjet forcave politike në vend. 

Kryeparlamentari evropian ka kërkuar që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit. 

Në këto momente po kalojnë një e nga një të gjitha pikat e rezolutës për Shqipërinë, të cilat po votohen me votim të drejtpërdrejtë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button