fbpx

Egjipti hap kufirin me Gazën për një periudhë dy ditore

Autoritetet e Egjiptit kanë njoftuar të mërkurën se do të hapin vendkalimin kufitar Rafah që lidhet me Ripin e Gazës të bllokuar nga Izraeli, ndërsa sipas njoftimeve hapja do të jetë për një periudhë dy ditore me qarkullim në të dyja drejtimet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendkalimi do të jetë i hapur të mërkurën dhe të enjten”, deklaroi për AA një zyrtar i kufirit në Gaza.

Sipas tij, studentët, pacientët nën kujdes mjekësor dhe palestinezët me nënshtetësi të huaj do të lejohen të kalojnë kufirin.

Që nga rrëzimi i presidentit Mohamed Morsi në vitin 2013 Egjipti në të shumtën e rasteve ka mbajtur kufirin të mbyllur.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Gazës, në vitin 2015, autoritetet e Egjiptit hapën kufirin në Rafah për një periudhë 21 ditëshe por më një trafik të limituar.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ministria i ka bërë thirrje Egjiptit të hap kufirin në Rafah pa ndonjë afat kohor, por hapja të jetë e përhershme.

Ministria e Brendshme tha se rreth 30 mijë banorë të Gazës, përfshirë 4. 000 pacientë nën kujdes mjekësor me padurim presin kalimin e kufirit.

Mbajtja e kufirit të mbyllur ka sjellë 1.9 milionë banorët e enklavës në prag të një katastrofe humanitare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close