KSHZ: Maqedonia ka 2.464.266 banorë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor- KSHZ mbrëmë njëzëri ka miratuar raportin për të dhënat nga regjistri i nënshtetasve (personave me pasaportë të Maqedonisë) në Ministrinë e punëve të brendshme, sipas të cilës Maqedonia ka 1.958.844 shtetas mbi 18 vjet dhe 505.422 të mitur, ose gjithsej 2.464.266 banorë, transmeton Portalb.

Nëse sot, deri ora 24, kur edhe kalon afati për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ, nuk dorëzohet asnjë listë me kandidatë, Komisioni ka vetëm një mundësi- ta konstatojë gjendjen e tillë.

Nga KSHZ thonë se është traditë e partive që listat për deputetë t’i dorëzojnë në momentin e fundit, ose më saktë 5 minuta para mesnatës.

PDSH dhe BDI kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Të njëjtën gjë që moti e ka deklaruar edhe LSDM. Derisa ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga VMRO-DPMNE, të cilët deri tani kanë qenë pro zgjedhjeve më 5 qershor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button