“Mençurinë” e një deputeti nuk e përcakton gazetari në lajm

[Recension: Sa e mençur Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!]

 

Veprimtaria politike e një deputeti apo deputeteje mund të analizohet dhe të kritikohet në shumë mënyra, por jo edhe duke dhënë vlerësime për “mençurinë” e tij në përmbajtje informative, gjë që nuk është rol i gazetarit, e sidomos jo duke krahasuar dy veprime që, përkundër bindjeve se ato veprime mund të jenë kontradiktore, nuk kanë ndonjë bazë që lidhet drejtpërdrejt as me mençurinë, e as me suksesin e një mandati politik të dikujt.

[Recension: Sa e mençur Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!]Linku për te artikulli origjinal: Sa e mençur Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!

Data dhe koha e publikimit: 05.05.2016

Data e recensionit: 09.05.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Pa hyrë në mëkatet e një partie politike, në gazetari nuk mund të merret çdo indicie për të gjykuar një figurë politike përgjithësisht. Në këtë rast, nëse ish- deputetja e BDI-së Kaltrina Azizi ka marrë pjesë në një eveniment për të bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, nuk ka pse ndërlidhet kjo ngjarje me atë kur ajo ka marrë pjesë edhe në homazhet që u janë bërë të rënëve nga radhët e forcave të armatosura maqedonase, që ndryshe njihen si “branitellat”. Një deputete ka të drejtë, e në raste të caktuara edhe detyrë të marrë pjesë kudo, sepse funskioni i saj, e detyron në një farë mënyre që ai apo ajo të jenë prezent edhe aty kur historia jo çdo herë ka qenë e këndshme për dy komunitetet më të mëdha etnike në vend. Përveç kësaj, nëse veçmë dëshiron që të analizojë këtë çështje, gazetari e ka patjetër të marrë edhe prononcimin e subjektit të cilin e apostrofon në përmbajtje.

Pastaj, qësëndisjet e tipit “nëse ka ndërruar frizurën, mos të mendojë se e kemi harruar përkuljen e saj te “branitellat”. Nëse fshati Mateç ka qenë i rrënuar në luftën e 2001-shit, ka qenë sepse në luftë nuk bien bombone. Për këto veprime përgjigjet ai që ka shkaktuar rrënimet, ndërsa kritikat me vlerësime dhe ndërlidhje të tilla të tilla ndoshta edhe mund të “përtypen” në rubrikën e komenteve dhe opinioneve, por assesi në atë të lajmeve.

Në aspekt profesional, komentimet e këtij lloji nuk lejohen sipas rregullave të të shkruarit të lajmeve. Në Kodin Etik të Gazetarëve thuhet:

 “Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.”

E kemi thënë dhe stërthënë që misioni i medias nuk është për të rrëzuar apo sjellë një pushtet të ri. Sigurisht që mediat ndikojnë, por nuk janë faktorë kryesorë në këtë pikë dhe nuk kanë se pse t’i futen kësaj gare. Misioni i mediave, apo më saktë i gazetarisë është informimi dhe sensibilizimi i opinionit publik. Kjo mund të bëhet atëherë kur zhanret gazetareske do të mund të jenë të dallueshme për publikun, e jo për shembull, komentet të kamuflohen si lajme.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button