Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet”

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve për trajnime për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Pjesëmarrësit në trajnime do të kenë mundësi të fitojnë njohuri për ta njohur gjuhën e urrejtjes, shkathtësi teknike për t’iu kundërvënë kësaj dukurie, si dhe shkathtësi për prezantimin dhe bartjen e njohurive.

Trajnimet janë të hapura për të gjithë qytetarët e RM-së që janë të interesuar që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i zbatojnë dhe t’i shpërndajnë në komunitetet e tyre, organizatat e punës dhe shoqatat e tyre. 

Posaçërisht të mirëseardhur janë bloguesit dhe shfrytëzuesit e mediave sociale Facebook dhe Twitter, aktivistët qytetarë, arsimtarët dhe gazetarët – por edhe të gjithë njerëzit tjerë që janë të interesuar për avancimin e lirisë së të shprehurit në internet.

Parakusht: Njohuri themelore për internetin dhe shfrytëzimi i së paku një rrjeti social. 

Për më shumë informata dhe pyetje plotësuese klikoni këtë link- Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet”

Lajme të ngjashme

Back to top button