Ja shkaqet se pse u anulua seanca e sotme për ngjarjet e Kumanovës

Seanca gjyqësore për ngjarjet e Kumanovës në Lagjen ë trimave që duhej të vazhdonte sot është anuluar për shkakun se nuk janë siguruar kushtet e hapësirës dhe sigurisë. Kështu qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore 1- Shkup, raporton Portalb.

Më 4 maj kryetari i Këshillit gjyqësor ka sjellë vendim që lënda për të dyshuarit si mbështetësi të grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër ku janë të akuzuar 29 persona për veprën terrorizëm dhe organizim terrorist.

Për këtë arsye, edhe gjykatësja Verka Petrovska ka kërkuar kushte teknike dhe siguri për të vazhduar me seancën.

“Lënda tanimë ka 37 të akuzuar, 15 mbrojtës dhe duke pasur parasysh interesin e madh të opinionit, objekti nuk i plotëson kushtet për zhvillim të seancës. Ne kërkojmë se deri më 19 maj të bëhen përpjekje për sigurimin e hapësirës dhe kushteve që seanca te zhvillohet normal”, tha gjykatësja Verka Petrovska.

Avokati mbrojtës Shasivar Iseini zhvilloi një polemikë me gjykatësen Petrovska duke insistuar se lënda “mbështetësit e grupit të Kumanovës” nuk duhet të bashkohet me lëndën ku akuzohen 29 persona. Sepse, sipas tij, në këtë rast lënda duhet të kthehet nga fillimi, dhe se këtë që po e bën Prokuroria mundet vetëm në Maqedoni dhe askund tjetër. Gjykatësja Petrovska u përgjigj se do t’ia dëshmojë avokatit mbrojtës edhe juridikisht se nuk ka nevojë që lënda të kthehet nga fillimi edhe pasi të bëhet bashkimi i lëndëve.

“Procedura nuk duhet bashkohet, për shkak se, rasti i parë me Kumanovën, që këta e quajnë terrorizëm a nuk ka të bëje me terrorizëm është në fazë përgjysmë- është duke mbaruar. Tani duhet të nis nga fillimi. Kjo është mosprofesionalizëm i prokurores, që gjykatësja do t’i bëjë qejf prokurores edhe e bashkon procedurën. Sepse, në dispozitat ligjore ka se kur bashkohet procedura edhe pse duhet të bashkohet. Tani duhet të fillojë prej fillimi. Gjithë këtë punë që e kemi bë për një vit shkon huq”, deklaroi Iseini.

Lojë nervash, edhe arsyetimi që nuk ka kushte për t’u mbajtur gjykimi nuk mban, sepse Maqedonia ka vende ku duhet të mbahet gjykimi. Kjo është neglizhencë, gjegjësisht mosprofesionalizëm i prokurores.

Familjarët e të akuzuarve që moti kanë reaguar dhe kanë kërkuar kushte, sepse në disa raste nuk ishte lejuar prezenca e tyre për shkak hapësirës së vogël ku vijonte gjykimi për ngjarjet në Kumanovë.

Seanca e radhës është caktuar për 19 maj./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button